FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi nis festën, Marotta pranë mesfushorit “bombë”

Cristian Eriksen pritet të mos rinovojë kontratën që i skadon verën e ardhshme.

Së fundi në garë ka hyrë zyrtarisht edhe Interi, pasi Administratori zikaltër, Giuseppe Marotta ka takuar agjentin e fantazistit në Milano, për të marrë informacione.

Nga sa raportohet nga mediat italiane, agjenti i Eriksen ka kërkuar një pagë prej 10 milionë eurosh për klientin e tij dhe një kontratë 4-vjeçare, shifra këto që “joshin” Marottën dhe Suning, duke qenë se futbollisti do të vijë me parametra zero.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë duhet theksuar se agjenti i Eriksen ka bisedime të hapura me disa klube europiane, si Juventus, Real Madrid, Manchester United. Ish-lojtari i Ajax shquhet për goditjet plot efekt nga distanca që janë gjithmonë të frikshme për çdo kundërshtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?