Interi nxjerr në shitje Bastonin, por kërkon 60 milionë euro për ta lënë të lirë

Pas sigurimit të titullit të 21-të kampion, te Inter kanë nisur lëvizjet për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm. Një nga çështjet më të nxehta në ambientin zikaltër mbetet e ardhmja e mbrojtësit Alessandro Bastoni, vendimi për të cilin mund të ndikojë drejtpërdrejt në strategjinë e merkatos.

Interesi nga Barcelona vazhdon të jetë konkret, me klubin katalanas që e konsideron Bastonin si një prioritet për repartin defensiv. Megjithatë, drejtuesit e Barçës nuk janë plotësisht të kënaqur me situatën aktuale, pasi prisnin që vetë lojtari të ushtronte presion për një transferim, duke detyruar Interin të ulte kërkesat financiare.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, klubi milanez nuk ka ndërmend të bëhet pengesë për një largim të mundshëm, por vendos një kusht të qartë: kartoni i Bastonit nuk diskutohet nën shifrën e 60 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo situatë pritet të zhvillohet në javët në vijim, ndërsa çdo vendim për mbrojtësin italian mund të sjellë një efekt zinxhir në përbërjen e skuadrës për sezonin e ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?