Interi përmbysje spektakolare ndaj Comos, shkon në finalen e Kupë së Italisë (VIDEO)
Inter ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Italisë pas një fitoreje dramatike 3-2 ndaj Como 1907 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales, e zhvilluar në stadiumin Giuseppe Meazza.
Skuadra mike befasoi duke kaluar e para në avantazh në minutën e 32-të me golin e Martin Baturina. Vetëm pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, në minutën e 48-të, Lucas Da Cunha dyfishoi shifrat, duke i dhënë Como-s një epërsi të përkohshme dhe duke vënë në vështirësi vendasit.
Megjithatë, Inter reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Hakan Çalhanoğlu ngushtoi diferencën në minutën e 69-të, ndërsa në minutën e 86-të realizoi sërish, duke rikthyer baraspeshën dhe shpresat për kualifikim.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fundit dramatik, në minutën e 89-të Petar Sučić shënoi golin vendimtar për Interin, duke vulosur përmbysjen dhe sigurimin e biletës për në finale.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave kishte përfunduar në barazim 0-0, çka bëri që Inter të kalojë më tej me rezultat të përgjithshëm. Në finalen e Kupës së Italisë, Inter do të përballet me fituesin e çiftit Atalanta-Lazio. Dy skuadrat do të luajnë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales ditën e mërkurë, ku do të përcaktohet edhe finalisti tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

