Interi pranë akordit me Bonny, mungojnë vetëm detajet e fundit

Interi është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për sulmuesin francez Ange-Yoan Bonny nga Parma. Klubi zikaltër është duke përshpejtuar bisedimet për t’i dhuruar trajnerit Cristian Chivu përforcimin e parë në repartin ofensiv.
Operacioni pritet të mbyllet për një shumë prej 22-23 milionë eurosh, por Interi po përpiqet të ulë shumën e parave cash duke përfshirë në marrëveshje kartonin e Sebastiano Espositos, i cili ishte titullar në ndeshjen hapëse kundër Monterrey.
Bonny nuk do të jetë i vetmi emër që pritet t’i bashkohet Interit në fazën sulmuese. Klubi është gjithashtu në kontakt me përfaqësuesit e Rasmus Højlund nga Manchester United, megjithëse kërkesat financiare të anglezëve aktualisht mbeten shumë të larta.
Para ndeshjes ndaj Monterrey, presidenti Beppe Marotta foli për situatën e merkatos: “Bonny? Është një lojtar shumë i mirë. Bën pjesë në listën time, të Ausilios dhe Baccinit. Por sot është ende lojtar i Parmës, ndaj nuk mund të themi më shumë”.