Interi s’di të fitojë në Champions, Bayerni bën detyrën në Moskë (VIDEO)
Inter ka harruar se si fitohet në Champions League. Klubi zikaltër nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Shakhtar Donesk. Skuadra që drejtohet nga Antonio Conte dominoi ndeshjen ndaj ukrainasve, por shpërdoroi shumë shanse shënimi.
Lukaku goditi shtyllën në fundin e fraksionit të parë në një goditje dënimi që u prit për mrekulli nga portieri Trupin. Në fraksionin e dytë ishte Lautaro Martinez që humbi një mundësi të artë për të shënuar me portën e boshatisur. Më pas protagonist bëhet portieri Trupin që i mohoi golin disa herë ekipit zikaltër. Interi kujtojmë që ka fituar vetëm 2 nga 12 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Champions League.
Bayerni Munich vuan, por del me pikë të plota nga transferta ndaj Lokomotivës, ku triumfoi 2-1.Bavarezët zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 13-të pas një aksioni të bukur. Pavard shërben në zonë për Goretzka-n, i cili nuk gabon në goditjen me kokë. Skuadra e Flick nuk do të arrinte që të konkretizonte shanset e shumta për shënim, duke u dhënë shpresa vendasve.
Ekipi rus në fakt do të arrinte që të gjente golin e barazimit në minutën e 70-të, pas një kundërsulmi të shpejt që konkretizohet nga Miranchuk. Bayerni gjithsesi do të reagonte menjëherë, teksa në minutën e 79-të Kimmich shënoi një super gol me një goditje në hyrje të zonës. /R.Lika-Koha Jone/