Interi sfidon pas pak Cagliarin, Chivu preferon Henrique dhe Pavard titullarë

Interi zbret në fushë në orën 20:45, në transfertën ndaj Cagliarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Serie A.

Trajneri Cristian Chivu ka bërë disa zgjedhje interesante në formacionin titullar. Në mbrojtje rikthehet Benjamin Pavard, ndërsa në krahun e djathtë starton Luis Henrique, të preferuar ndaj Bisseck dhe Diouf.

Në mesfushë merr një shans nga minuta e parë edhe Petar Suçiç, ndërsa në sulm Chivu i beson sërish dyshes Lautaro Martinez-Pio Esposito.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, trajneri i Cagliarit, Fabio Pisacane, ka vendosur të aktivizojë Fazzinin dhe Maldinin pas sulmuesit Mendy.

Swiss Digital Mobile Reklama

Formacionet zyrtare

Cagliari (4-3-2-1): Caprile; Ze Pedro, Rodriguez, Deiola, Obert; Romano, Adopo, Ëinks; Fazzini, Maldini; Mendy.

Trajner: Pisacane.

Inter (3-5-2): J. Martinez; Pavard, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Calhanoglu, Sucic, Dimarco; L. Martinez, Esposito.

Trajner: Chivu.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?