Interi shkatërron me “manita” Monzën, blindon kreun e renditjes
Inter fitoi lehtësisht 1-5 ndaj Monzës në duelin e mbrëmjes së sotme. Në pjesën e parë shënoi Calhanoglu me penallti dhe Lautaro Martinez duke i dhënë qetësinë skuadrës së Inzaghit.
Në pjesën e dytë Calhanglu dhe Lautaro me 11-metërsh realizuan dy gola të tjerë, ndërkohë që Marcus Thuram vulosi triumfin e zikaltërve.
Goli i Pessinas, i rezultatit të përkohshëm 1-3, vlejti vetëm për statistikë. Zikaltrit kryesojnë Serinë A me 51 pikë, pesë më shumë se Juventusi, që luan të martën kundër Sassuolos.
KOHA JONË SONDAZH

