Interi tenton afrimin e veteranit të Manchester United

Ashley Young është gati për të mbyllur aventurën 9-vjeçare te skuadra e Manchester United për t’iu bashkuar Interit. 34-vjeçari e ka gjetur marrëveshjen në planin personal, për një kontratë e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2021, dhe tashmë pritet vetëm “ok” i Manchester United.

Klubi anglez nuk e ka luksin të pretendojë shifra të ekzagjeruara për kapitenin, në radhë të parë për shkak se kontrata e tij me United përfundon në fund të sezonit, por edhe sepse Young nuk është më në kulmin e karrierës dhe nuk ka vend në skemat e Solskjaer.

Interi prej kohësh po kërkon lojtarë të aftë në krahët e mbrojtjes e mesfushës dhe, duke qenë se Marcos Alonso kushton shumë, e ka kthyer krejtësisht vështrimin nga ish-lojtari i përfaqësueses angleze.

SHKARKO APP