FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi transferon Alexis Sanchez pa shpenzuar asnjë euro

Inter dhe Manchester United, kanë arritur akordin për transferimin përfundimtar të Alexis Sanchez te zikaltrit. Beppe Marotta dhe Piero Ausilio e kanë mbyllur marrëveshjen pa shpenzuar asnjë euro dhe jo duke paguar 16 milionë euro siç u tha fillimisht në media.

“Sky Sport Italia” raporton se për t’u liruar nga paga e lartë e kilianit, Djajte e Kuq e kanë lënë të lirë futbollistin për t’u transferuar përfundimisht te Interi pa marrë asgjë si shkëmbim. Dëshira e Sanchez për të qëndruar te Interi ka patur një rol deçiziv në këtë transferim.

Lojtari nga ana e tij ka arritur akordin për një kontratë 3-vjeçare me Interin nga e cila do të përfitojë 7 milionë euro, pra për të qëndruar te skuadra zikaltër kiliani ka vendosur të ulë ndjeshëm pagën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?