Interi trembet nga konkurrenca e Juventusit, rrit presionin për Palestra-n

Interi vijon të punojë intensivisht për transferimin e Marco Palestrës, një nga talentet më të vlerësuar të futbollit italian. Mbrojtësi i Atalantës konsiderohet objektivi kryesor i merkatos së verës për zikaltërit, ndërsa vetë lojtari ka dhënë tashmë dritën jeshile për një transferim në Milano.

Megjithatë, pavarësisht vullnetit të futbollistit, marrëveshja mes dy klubeve mbetet ende larg finalizimit. Interi ka paraqitur një ofertë prej 40 milionë eurosh plus bonuse, por Atalanta vazhdon të mbajë të pandryshuar kërkesën e saj prej rreth 50 milionë eurosh për kartonin e 21-vjeçarit.

Diferenca ekonomike mes palëve ka bërë që negociatat të mbeten të hapura, me drejtuesit e të dy klubeve që pritet të vijojnë kontaktet në ditët e ardhshme për të gjetur një zgjidhje të pranueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orët e fundit është diskutuar edhe mundësia e përfshirjes së talentit Matteo Cocchi në operacion, por burime pranë tratativave bëjnë me dije se kjo pistë mbetet e vështirë për t’u konkretizuar. Çdo diskutim për mbrojtësin e ri mund të zhvillohet veçmas nga negociatat për Palestrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në garë mbetet edhe Juventusi, i cili ka zhvilluar kontakte paraprake për të kuptuar kushtet e një transferimi të mundshëm. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit zikaltër synojnë të përshpejtojnë negociatat dhe të sigurojnë sa më shpejt firmën e një prej emrave më të kërkuar të merkatos italiane.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?