Inzaghi elozhe për Asllanin: Po më bind gjithnjë e më shumë në çdo ndeshje!
Elozhet për Kristjan Asllanin nuk mungojnë edhe nga trajneri i Interit, Simeone Inzaghi. Pas ndeshjes së djeshme kundër Salzburgut, ai u shpreh i lumtur për rritjen që ka pasur futbollisti shqiptar.
“Nëse ky është sezoni im më i mirë në tre vitet e fundit, këtë do ta tregojë koha. Ne dimë që sa vjen e do të bëhet më e vështirë, duhet të vuajmë të gjithë së bashku. Nuk ka ndeshje të lehta në Champions, mbase i lejuam diçka më shumë
Asllani? U fut mirë në lojë, po e bën gjithnjë këtë në mënyrë konstante. Doja që ai të luante pasi po rritet ndeshje pas ndeshje. Më vjen në mendje sfida në Bergamo, apo një tjetër ndeshje më herët. Nuk është e lehtë të futesh në këtë mënyrë në ndeshje të tilla. Asllani po më bind gjithnjë e më shumë, ndeshje pas ndeshje”, u shpreh Inzaghi.
KOHA JONË SONDAZH

