Inzaghi pas kualikifikimit ndaj Bayernit: Ka shumë krenari, rruga jonë nuk ka mbaruar

Interi i Simone Inzaghit siguroi një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pas kualifikimit ndaj Bayern Munchen, falë barazimit vendimtar në “San Siro”, që i çon zikaltrit në një përballje emocionuese ndaj Barcelonës. Një sukses i madh për teknikun italian i cili nuk fshehu emocionet pas ndeshjes.

“Bayern zhvilloi dy ndeshje të mëdha, por edhe ne e deshëm fort këtë kualifikim. Është fryt i sakrificës. E nisëm mirë ndeshjen, edhe pse pësuam gol kur menduam se loja do të ndalej. Megjithatë, qëndruam të qetë dhe arritëm të barazonim e më pas të kalonim në avantazh. Edhe minutat e fundit ishin të forta, por treguam qartësi dhe menaxhim të mirë.

Duhet të konsiderojmë gjithmonë kundërshtarin që kemi përballë. Ishte e vështirë, por ne e dinim këtë. Sot jemi të lumtur sepse po na shpërblehet puna e përditshme. Ka shumë krenari, dhe rruga jonë nuk ka mbaruar, gjithçka varet nga ne”, tha strategu i Interit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?