Inzaghi: Performancë e shkëlqyer, sa keq që shënuam vetëm një gol

Interi e fitoi 1-0 ndeshjen e parë kundër Atletico Madridit në “San Siro”, duke hedhur një hap drejt çerekfinaleve. Një ndeshje e vështirë, që u vendos nga në gol i Arnautovic në pjesën e dytë.

“Performancë e shkëlqyer nga djemtë, që ishin të jashtëzakonshëm kundër një kundërshtari të madh. Keqardhja është që fituam vetëm me një gol diferencë, në Madrid do të jetë vërtet e vështirë. Jam i lumtur për Arnautovicin, për mënyrën se si hyri dhe si po punon në stërvitje.

Ne nuk patëm një pjesë të parë të mirë, edhe pse mund të kishim shënuar. Më pas, në pjesën e dytë ishim sensacionalë dhe kushdo që hyri në lojë na dha një dorë të madhe”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në këta gjashtë muaj kemi bërë shumë mirë, por tani po vijnë momentet më të rëndësishme. Më pëlqen shumë të shoh se si luan skuadra, por e dimë se do të vijnë vështirësitë. Duhet të punojmë siç po bëjmë dhe vazhdojmë kështu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Barella zhvilloi një ndeshje të mirë, si të gjithë shokët e tjerë të skuadrës. Dumfries dhe Carlos Augusto hynë shumë mirë në fushë, por edhe Dimarco e Darmian bënë punë të shkëlqyer me sakrificë”, deklaroi Inzaghi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?