Inzaghi reagon ndaj akuzave: Inter nuk u favorizua, përkundrazi u penalizua!

Simone Inzaghi ka reaguar ndaj debatit të ndezur për arbitrazhin në sezonin 2024/25, duke hedhur poshtë pretendimet se Interi është favorizuar nga gjyqtarët.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ish-trajneri zikaltër, aktualisht në krye të Al Hilal, u shpreh i habitur nga hetimi që ka përfshirë botën e arbitrave.

“Hetimi më tronditi. Inter humbi shumë pikë sezonin e kaluar për shkak të gabimeve të arbitrave, si në kampionat ashtu edhe në Superkupë. Është e çuditshme të përfshihemi në një histori ku në fakt jemi penalizuar dhe jo favorizuar”, deklaroi Inzaghi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hetimeve, në aktakuzë për ish-dizajnuesin e AIA, Gianluca Rocchi, përmenden “arbitra të preferuar” për Interin dhe emërime të “kombinuara” apo “të maskuara” në favor të klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Inzaghi e hodhi poshtë këtë version: “Flitet për arbitra të pëlqyer apo të papëlqyer nga Interi, por si mund të mendohet për një manipulim të tillë? Për ne ishte një sezon i pafat. Kam pasur gjithmonë respekt për arbitrat dhe nuk dua të flas për Napoli, që e fitoi me meritë titullin. Megjithatë, mbetet ndjesia se na është hequr diçka”.

Trajneri italian shtoi se nuk vë në dyshim ndershmërinë e askujt, por pranoi zhgënjimin për mënyrën si u mbyll sezoni: “Nuk akuzoj askënd. Thjesht nuk kemi qenë me fat, gjithçka shkoi kundër nesh. Kemi edhe ne fajet tona, por humbja e titullit me një pikë mbetet një dhimbje që nuk kalon lehtë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?