Inzaghi: Të gjithë e dinë ëndrrën time, është si ajo e vitit 2000

Trajneri i Lazio-s ëndërron titullin kampion pas një sezoni shumë të mirë deri më tani. Në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”, ai ka pranuar se forma e ekipit nuk do të jetë njëlloj si para pandemisë.

“Kur u ndal kampionati ishim shumë mirë. Kur të rifillojë, do të kërkojmë të jemi gati. Do të jetë e vështirë, sepse do të luajmë çdo tre ditë.

Me një kalendar të ngjeshur, do  të duhet të shmangim dëmtimet dhe rikuperimi do  të jetë më i lodhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ëndrra ime? Të gjithë e dinë, por nuk duam të them asgjë, pikërisht si më 14 majin e vitit 2000 para se të zbrisnim në fushë …”, deklaroi Inzaghi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?