FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ipswich ngjitet në elitën e futbollit anglez, Anis Mehmeti do të luajë në Premier League

Ipswich Town siguron rikthimin në elitën e futbollit anglez. Skuadra blu vulosi ngjitjen në Premier League pas fitores bindëse 3-0 në shtëpi ndaj Queens Park Rangers, në javën e fundit të EFL Championship.

Ky sukses historik vjen pas një sezoni të gjatë dhe konkurrues, ku Ipswich siguroi vendin mes më të mirëve, duke u bërë skuadra e dytë që ngjitet në Premier League për edicionin e ri.

Në këtë arritje ka dhënë kontribut edhe Anis Mehmeti. Sulmuesi i krahut i kombëtares shqiptare u aktivizua për rreth 20 minuta në këtë takim vendimtar, duke regjistruar paraqitjen e tij të 18-të me Ipswich që prej transferimit në janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mehmeti e nisi sezonin me Bristol City, ku në 28 ndeshje në Championship realizoi 8 gola. Transferimi te Ipswich për rreth 3 milionë euro rezultoi një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, pasi ai do të jetë pjesë e Premier League sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në total, futbollisti shqiptar numëron 46 ndeshje në këtë sezon të Championship, ndërsa me Ipswich ka arritur të shënojë dy gola.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?