Irani në Kupën e Botës, reagon sërish Trump: Po sikur ta fitojnë? …
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar me tone ironike pas konfirmimit zyrtar të pjesëmarrjes së Iranit në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Amerikë, Meksikë dhe Kanada.
Gjatë një deklarate për mediat nga Zyra Ovale, Trump i dha mbështetje vendimit të presidentit të FIFA, Gianni Infantino: “Nëse Gianni e ka thënë, për mua është në rregull”, u shpreh ai.
Me një dozë ironie, kreu i Shtëpisë së Bardhë komentoi edhe mundësinë që Irani të fitojë Kupën e Botës: “Po sikur Irani ta fitojë? Duhet të shqetësohemi?”, duke lënë të kuptohet skepticizmi i tij për një skenar të tillë.
Trump theksoi se nuk ka kundërshtime për praninë e Iranit në turne: “E dini çfarë? Lërini të luajnë. Gianni është fantastik, është një mik i imi”. Ai shtoi se i ka dhënë dorë të lirë Infantinos për këtë çështje: “I thashë: bëj çfarë të duash, mund t’i presësh. Nuk je i detyruar, por është në dorën tënde”.
Megjithatë, deklaratat e tij vijnë në një moment delikat në arenën ndërkombëtare. Tensionet në Lindjen e Mesme, ku përfshihen Iran dhe Israel, vazhdojnë të mbeten të larta, duke e bërë edhe më të ndjeshme pjesëmarrjen e kombëtares iraniane në një turne që do të zhvillohet pjesërisht në territorin amerikan.
Si një nga vendet organizatore, SHBA do të presë tre ndeshjet e fazës së grupeve të Iranit. Këta të fundit do të përballet më 16 qershor në Los Angeles me Zelëndën e Re, më 21 qershor në të njëjtin qytet kundër Belgjikësdhe më 27 qershor në Seattle ndaj Egjiptit.
Pavarësisht debateve politike dhe skepticizmit të shprehur, pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës 2026 mbetet e konfirmuar, duke e kthyer sportin edhe një herë në një arenë ku ndërthuren politika dhe futbolli.
KOHA JONË SONDAZH

