Irlandezët: Shqipëria, një histori suksesi në Euro 2016

Pas mbarimit të Euro 2016 dhe të fitores së Portugalisë, gjë për gazetën “Irish Times”, nuk është i vetëm ekip fitues, pasi janë dhe 5 vende që meritojnë të jenë pjesë e gëzimit të fitores. Në një shkrim të dedikuar Kampionatit Europian, Shqipëria për Irlandezët është cilësuar si histori pjesëmarrja e saj dhe kjo falë talenteve të futbollistëve dhe të trajnerit.

Artikulli shton se kombet e vogla, mbeten një histori suksesi në këtë Kampionat Europian.

Gazeta nënvizon më tej se: “Duke pranuar argumentin e Joachim Low-së në lidhje me cilësinë e holluar të futbollit në ekran, në veçanti me kujdesin e treguar nga “më të voglit” e kombeve, kjo duhet të jetë vendosur kundër përfitimeve të pjesëmarrjes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Artikulli në fjalë shton se: “Sigurisht që Gjermania do të ishte një finaliste më e denjë se Portugalia dhe Franca për këtë çështje por mungesa e tyre i detyrohet më shumë mungesës së një golashënuesi të vërtetë dhe kokëfortësisë të Thomas Müller. Löw dhe Mats Hummels thonë se kombet më të vogla që parkuan autobusët në të gjithë Francën, ndoshta kjo ishte një taktikë legjitime. Franca e bëri atë më shumë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Shqipëri, gazeta shkruan se: “Formati i ri ka lejuar edhe shqiptarët të ndjehen pjesë e gjërave, jo vetëm pjesë e dëmtimit. Për shqiptarët dhe për shumë të tjerë nga vendet “më të vogla”, pjesa më interesante ishte pjesëmarrja”.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?