Ironia me Pep Guardiola, “ende s’di gjermanisht, s’kuptohet nga futbollistët!”

Mediat gjermane vënë në shënjestër trajnerin e Bayern, Pep Guardiola. Pas thumbimeve të pak ditëve më parë të Ottmar Hitzfeld, i cili u shpreh se në dhomat e zhveshjes së Bayern flitet më shumë spanjisht, “Bild Online” në një shkrim satirik vë në lojë trajnerin me titullin “Pep, na duket spanjoll”. Kjo është mënyra gjermane për të thënë se një sjellje është e pakuptueshme. Duke lënë mënjanë shakatë, mediat gjermane këmbëngulin se Pep ende nuk e ka mësuar sa duhet gjermanishten, aq sa shpeshherë komunikon në anglisht ose spanjisht me futbollistët e tij në stërvitje.

Gjatë ndeshjes së Superkupës me Wolfsburgun, ish-trajneri i Barcelonës, bënte gjeste të shumta për të qenë sa më i kuptueshëm nga lojtarët e tij. Thomas Muller dhe Philip Lahm në disa raste u detyruan t’i afroheshin pankinës, për t’i kërkuar shpjegime Guardiolës, i cili sulmohet nga mediat edhe për ndërrimet e kryera. Zëvendësimi i Muller, që është një nga lojtarët kryesorë që merr përsipër goditjet e 11-metërshave, konsiderohet një vendim i gabuar i spanjollit, i cili në të njëjtën mënyrë veproi edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Borussias së Dortmundit, duke humbur në fund po pas gjuajtjeve të penalltive. Në Gjermani madje hedhin dyshime nëse Pep dëshiron të qëndrojë në krye të Bayern, edhe sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, për të shuar polemikat ka menduar Mauel Neuer, i cili është shprehur se e ardhmja e Pep i përket vetëm atij dhe klubit. Herët a vonë një vendim do të merret, por për futbollistët kjo nuk duhet të ketë asnjë rëndësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?