Ish-Basketbollisti i NBA-së, polic vullnetar në Florida
Ish-Basketbollisti i NBA-së, Shaquille O'Neal i cili përfundoi karrierën e tij aktive në vitin 2011, do të shërbejë si një polic vullnetar në Florida të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Ish-basketbollisti O'Neal i cili ka përjetuar 4 herë të qenit kampion në vitet (2000, 2001, 2002, 2006) në ligën e basketbollit amerikan pas aplikimit të tij për polic vullnetar në muajin shtator ai ka hedhur hapat e tij si polic duke u përfshirë në ceremoninë e betimit në Florida.
42 vjeçari "Shaq" i cili do të marrë përsipër detyrat si shërbim në komunitet, në Fort Lauderdale dhe Orlando të Floridas ku ka edhe shtëpinë e tij, mësohet se nuk do të marrë rrogë dhe gjithashtu ai do ti paguajë vetë tarifën e siguracionëve.
Në karrierën 20 vjeçare në NBA, O'Neal ka veshur fanellën e ekipeve Orlando Magic, Los Angeles Lakers, Miami Heat, Phoenix Suns, Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics ndërsa në vitin 2013 ai u bë aksioner i Sacramento Kings.
KOHA JONË SONDAZH

