Ish-deputeti e sheh veten si tranjer, letër Dukës: Kam recetën për fitoren me Çekinë, më e mira që di FIFA

Ish-deputeti Selami Jenisheri, e sheh veten si tranjer të ekipit kuqezi. Ai i është drejtuar me një letër kreut të FSHF-së, Armando Duka, ku i tregon “çelësin” e suksesit për fitoren e ndeshjes me Çekinë.

Sipas tij, stërvitja që ai ka përgatitur është vlerësuar nga trajnerët e federatave europiane, si më e mira nga ajo që di FIFA sot për sot.

Jenisheri shkruan se nëse lojtarët e Shqipërisë mësojnë rregullat e stërvitjes së tij i bën lojtarët që të driblojnë nga 2-3 kundërshtarë rresht dhe kjo do të na japë një fitore.

Ish-deputeti është i njohur për deklarata ”perla”, dhe sot e lëshoi një.

SHKARKO APP