Ish-futbollisti i Juves, Porrini: Do e ndihmojmë Shqipërinë të shkojë në nivele të larta!

Sergio Porrini është një emër shumë i njohur në futbollin italian, teksa ka luajtur me  Juventusin, skuadër ku fitoi edhe një Champions League dhe dy kampionate. Tashmë ai ka nisur në karrierë të re, duke qenë ndihmës i trajnerit të kombëtares sonë, Edy Reja. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Itasportspress”, ai tregon edhe planet e së ardhmes, duke shpresuar që ta ndihmojë Shqipërinë që të shkojë sërish në Europian.

“Unë jam ndihmës-trajner i Shqipërisë. Kemi rinovuar kontratën me Mister Rejën. Është një projekt i bukur rritjeje për të çuar Kombëtaren e Shqipërisë në nivele të rëndësishme. Pas kampionatit evropian 2016, perspektiva ka ndryshuar. Drejtuesit kanë investuar shumë. Në bazë është një projekt serioz për të qëndruar në nivele të larta.

Rritja e Shqipërisë? Po, ka pasur rritje, veçanërisht nga këndvështrimi mbrojtës. Kemi mbrojtës shumë interesantë si Kastriot Dermaku, Marash Kumbulla, Berat Djimsiti, si dhe portierë si Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha. Evidentimi në kampionate të nivelit të lartë është shumë i rëndësishëm për projektin tonë. Rritja në një kompeticion konkurrues mund të na ndihmojë që të përmirësohemi më shumë.

Shpresa është për të formuar një grup të nivelit të lartë, për të shmangur që “Euro 2016” të mos mbetet një rast i izoluar. Modeli jonë në këtë sens është Irland, që gjithmonë ka arritur të përfaqësohet në nivele të larta. Ka entuziazëm nga të gjitha. Detyra jonë është që të zbulojmë talente të rinj”, deklaroi ndihmësi i Rejës, i cili shpreson që të ndihmojë Shqipërinë për të arritur sërish në nivelet e disa viteve më parë me De Biasin. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Ish-mbrojtësi i Juves, Salihi dhe Bulku. Zbulohet stafi i Rejas ...

SHKARKO APP