Ish-këshilltari i Presidentit Laporta: Messi te Barcelona është sajesë
Humbja e fundit e PSG, është një tjetër thirrje për Lionel Messin për të mos qëndruar në Francë.
Në Spanjë thuhet se La Liga ka pranuar planin e Barcelonës për të kthyer Messin në klub. Kushti është që veç masave të marra deri tani, të shesë edhe lojtarë të tjerë në mënyrë që të prodhojë mjaftueshëm të ardhura për të paguar argjentinasin.
Nga ana tjetër, një profesor ekonomie, Jaume Llopis, i cili ka shërbyer edhe si këshilltar i Laportas, ka thënë për radion sportive Marca, se Messi nuk do të kthehet.
Jo se futbollisti nuk e dëshiron këtë, por se në realitet klubi nuk mund ta përballojë. E gjithë kjo është një histori për të ndryshuar drejtimin e vëmendjes së anëtarëve të klubit nga borxhet që po merr presidenti.