Ish-mbrojtësi i Italisë: Kumbulla është ndryshe, më kujton Chiellinin!
Marash Kumbulla sërish në qendër të vëmendjes. Së fundmi emri i tij është lakuar edhe Real Madrid, por është vetëm një nga skuadrat e mëdha që është interesuar për të. Manchester City, Inter, Juvents dhe disa skuadër të tjera të njohura prej kohësh kanë “hedhur grepat”.
Federico Balzaretti, ish anësori e majtë i Juventusit dhe disa skuadrave italiane e krahason Kumbullën me Chiellinin.
“Kohët e fundit formohen mbrojtës që janë të mirë në ndërtimin e lojës, por që sigurisht kanë defekte në fazën mbrojtëse. Kumbulla është ndryshe, është një mbrojtës ‘mbrojtës’, nga ata që mendojnë të mbrojnë portën e tyre që të mos pësojnë gol. Nga ana fizike, ai më kujton pak mbrojtësin Giorgio Chiellini në fillimet e tij”, ka deklaruar për DAZN, Balzaretti.