Ish-mbrojtësi i Juventusit dënohet me 6 muaj burg

Daniele Rugani është shpallur fajtor për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur në Torino, si dhe i është dhënë një dënim gjashtë mujor me kusht dhe i është hequr patenta.

Mbrojtësi Italian që luan si i huazuar te Ajax do të detyrohet gjithashtu të paguajë një gjobë prej 2000 eurosh për autoritetet në Torino. Incidenti ndodhi më 21 korrik 2023 kur Rugani u përfshi në një aksident automobilistik me Maseratin e tij pak jashtë qytetit.

Kur iu nënshtrua një testi standard të alkoolit, rezultati ishte 1,56 gram për litër, tre herë mbi kufirin ligjor prej 0,5 g/l. Fillimisht ai u përpoq që dënimi t’i zbutej në shërbim në komunitet, por gjyqtari e hodhi poshtë në Apel.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?