Ish-mbrojtësi i PSG: Humba babanë që fëmijë, futbolli zgjidhja e vetme
Ish-lojtari i PSG-së dhe Liverpool, Mamadou Sakho, ka rrëfyer historinë e jetës së tij. Mbrojtësi francez tregon vështirësitë që ka hasur, ku në moshën 13-vjeçare kaloi një dramë familjare. Zgjidhja e tij e vetme ishte futbolli dhe Sakho ia ka dalë mjaft mirë.
“Unë humba babain që kur isha 13 vjeç. E imagjinoni dot, isha thjesht një fëmijë. Duhet të bëhesha burrë shumë shpejt. Për mua nuk ishte një opsion për të luajtur futboll, por ishte zgjidhja e vetme. Shumë më pyesnin se sa e vështirë ishte që të isha kapiten i PSG-së që 17-vjeç, por kjo nuk ishte asgjë për mua. Isha kapiteni i familjes time që në moshën 13-vjeçare”, tregon Sakho.
Karriera e mbrojtësit 30-vjeçar është shumë e suksshme, pasi ka luajtur për klube të mëdha. Ai e filloi te gjigantët francezë të PSG-së, ku ishte dhe kapiten. Më pas Sakho u transferua në Premier League, te Liverpool. Aktualisht ai aktivizohet në radhët e Crystal Palace.
?? Sakho: “I lost my father when I was 13. Soon I had to become a man. For me, it wasn’t an option to play football, it was a must. Someone asked me if it was difficult to be PSG captain at 17, for me the hardest thing was to become captain of my family at 13.”
Respect. ❤ pic.twitter.com/DdRaapcsDr
— FutbolBible (@FutbolBible) February 15, 2020