Ish-mesfushori i United: Januzaj zhgënjimi më i madh, s’kisha parë aq të talentuar

Ish-drejtuesi i akademisë së Manchester United, Nicky Butt, e ka quajtur Adnan Januzajn si zhgënjimin më të madh, pasi, sipas tij, mesfushori me origjinë nga Kosova duhet të ishte bërë një yll i futbollit botëror.

“Për mua, zhgënjimi më i madh ka qenë Januzaj. Nuk kisha parë ndonjëherë lojtar aq të mirë që nga koha e Ryan Giggs. Ishte i pabesueshëm. Mendoj se duhet të bëhej yll i futbollit botëror.

Sigurisht që ai vazhdon të luajë futboll (aktualisht te Real Sociedad) dhe jam i sigurt që është milioner dhe fle rehat natën pasi nuk ka probleme financiare, por duhet të ishte super yll sot”, tha Butt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?