Ish-presidenti i Barcelonës: U hoqa si kamerier për të nënshkruar me Fenomenin Ronaldo!
Ngjarja ka ndodhur në vitin 1996, por dëshmia është dhënë vetëm tani nga ish-presidenti i Barcelonës Joan Gaspart, i cili arriti që të firmoste me Fenomenin Ronaldo. Gjithçka ndodhi në një mënyrë shumë të fshehtë, madje ju desh që të maskohej si kamerier.
“Ronaldo jetonte në Brazil, ishte me ekipin kombëtar dhe ne duhet ta nënshkruanim me të. Tashmë kishim gjetur një marrëveshje, teksa në klauzolë thuhej se nëse nuk do të nënshkruante deri në një datë të caktuar, atëherë kontrata do të anulohej.
Nuk mund ta takoja apo të afrohesha. Ishin dy truproja jashtë ashensorit, u ngjita disa herë dhe nuk dola nga ashensori.Më pas erdhi një kamerier duke thënë se kishin porositur një Cola në dhomë, dhe “gorillat” më lanë që të kaloja. Shkova direkt në dhomën e Ronaldos me Cola dhe tabaka në duart. Ronaldo nënshkroi me Barcelonës në krevatin e dhomës.
Ai nuk më njohu. Telefonoi menaxherin e tij duke i thënë se “ është një burrë këtu” … Më pas u qetësua dhe firmosi. E fsheha kontratën dhe më pas do të bënim dhe prezantimin zyrtar të tij me skuadrën e Barcelonës”, deklaroi Gaspart. /R.Lika-Koha Jone/