Ish-presidenti i Ferrarit: Gjendja e Schumacherit nuk është e mirë

Gjendja shëndetësore e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, dy vjet që nga një aksident me ski në Alpet franceze është “ruajtur rreptësisht sekret” me kërkesë të familjes së tij, sipas “AA.

Schumacher, shoferi më i suksesshëm në historinë e Formula 1, në një aksident gjatë garës me ski në dhjetor të vitit 2013 pësoi lëndime të rënda në kokë. Në gjendje kome ishte deri në shtator 2014 pas së cilës ai vazhdoi të shërohet në shtëpi.

Pas këtij rasti, opinioni kishte shumë pak informacion në lidhje me shëndetin e tij, ndërsa pas aksidentit asnjë nga fotot e tij nuk është publikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?