Ish-sulmuesi i Bayernit tërhiqet nga futbolli në moshën 32 vjeç

Futbolli siç ka një fillim, ka edhe një fund. Gjithsesi ka raste kur ky fund vjen më shpejt se parashikimi, siç ka ndodhur së fundmi me ish-sulmuesin e Bayernit, Sandro Wagner.

Sulmuesi gjerman e nisi karrierën e tij me të rinjtë e Bajernit, teksa ia doli që të arrijë deri në ekipin e parë në vitin 2008. Megjithatë për shkak të konkurrencës së madhe, lojtari e kishte të pamundur të gjente hapësira dhe për këtë arsye u huazua në disa klube si, Duisbrg, Werder Bremen dhe Kaiserslauten.

Më vonë nisi eksperienca të reja me Hertha Berlin, Hoffenhim dhe Durmstadin, për tu kthyer më pas te Bayerni përsëri në 2018-ën. Së fundmi në moshën 32 vjeç provoi aventurën e largët në Kinë te Tianjin Teda, ku vendosi ta mbyllte këtu me futbollin për të nisur trajnime për t’u bërë trajner.

SHKARKO APP