Ish-sulmuesi portugez Diogo Jota që humbi jetën tragjikisht në një aksident, nderohet në ndeshjen e parë të Liverpoolit

Nderim prekës për Diogo Jotën – Tifozët e Liverpoolit dhe Prestonit këndojnë në kor këngën e sulmuesit të ndjerë

Në një atmosferë mbresëlënëse, e ngarkuar me emocion dhe respekt të thellë, tifozët e Liverpoolit dhe ata të Prestonit janë bashkuar në një zë të vetëm për të nderuar kujtimin e ish-sulmuesit portugez Diogo Jota, i cili humbi tragjikisht jetën më 3 korrik në një aksident automobilistik, së bashku me vëllain e tij.

Kjo ishte ndeshja e parë që nga ndarja e papritur dhe e dhimbshme nga jeta e Jotës, dhe stadiumi i Preston North End u shndërrua në një tribunë nderimi, ku mungesa e tij u ndie më shumë se kurrë. Teksa Liverpooli zhvillonte një miqësore në udhëtim ndaj Prestonit të dielën, jehona e këngës së dedikuar për Diogon pushtoi shkallët – një rit i heshtur dashurie, kujtese dhe mallkimi për një talent që u këput shumë herët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngët, brohoritjet dhe flamujt e ngritur lart nuk ishin vetëm një shfaqje solidariteti mes dy tifozerive, por një mesazh i pastër njerëzor – se futbolli shkon përtej fushës, se humbjet nuk kanë ngjyrë fanelle dhe se kujtimi i një lojtari mbetet i gjallë në zemrat e atyre që e deshën për pasionin dhe shpirtin që solli në lojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nderimi për Jotën ishte i madh dhe i ndjerë, një reflektim i ndikimit që ai pati jo vetëm si futbollist, por si një njeri që preku shumë zemra në mënyrën më të heshtur e të sinqertë.

Edhe kapiteni i Prestonit, Benjamin Whiteman, vendosi një kurorë lulesh dhe qëndroi për një minutë para tifozëve të Liverpoolit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?