Ish-trajneri Rendulic: Arbër Hoxha është fenomenal!

Derbi mes Dinamos dhe Hajdukut në javën e 16-të në Kroaci përfundoi 1-1, në një ndeshje të mbushur me tension. Dinamo dominoi rreth 70 minuta, iu anuluan një gol dhe një penallti, ndërsa Hajduku shënoi në minutën e 68-të me Michele Šegon. Në minutën e 12-të të shtesës, Arber Hoxha shpëtoi Dinamon duke vendosur barazpeshën 1-1.

Ish-trajneri kroat, Krunoslav Renduliç,vlerësoi edhe ndryshimet taktike të Hajdukut, por vëmendjen kryesore e mori Arber Hoxha, i cili po shkëlqen te Dinamo dhe realizoi golin e barazimit:

“Kush do ta kishte menduar, me momentin që po kalonte në fillim të sezonit, se Hoxha do të bëhej heroi i Dinamos? Në ndeshjet e fundit po luan në mënyrë fenomenale.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoxha, i cili këtë sezon ka zhvilluar 20 ndeshje, duke shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste, ndërkohë që ka nënshkruar dhe kontratë të re.

Swiss Digital Mobile Reklama

Renduliç e mori Hoxhën si shembull edhe për futbollistët që nuk e nisin sezonin si titullarë: “Shiko, puno dhe prit momentin tënd. Ky është rrugëtimi i duhur. Çdo stërvitje jep maksimumin. Kur vjen momenti jot, kape dhe mos e lësho.” /Koha Jonë/

DINAMO vs HAJDUK 1:1 (16. kolo, SuperSport HNL 25/26)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?