FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-ylli i Brazilit sulmon Ancelottin pas barazimit me Marokun: E nisi ndeshjen me formacionin e gabuar

Ish-mesfushori i Kombëtares së Brazilit, Felipe Melo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj zgjedhjeve taktike të Carlo Ancelottit pas barazimit 1-1 të Brazilit ndaj Marokut në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026.

“Ancelotti është një nga trajnerët më të mëdhenj në histori, por nuk mund t’i mbyllë sytë para kësaj. Ai e nisi ndeshjen me formacionin e gabuar”, deklaroi Melo.

Ish-futbollisti brazilian veçoi mbrojtësin Ibanez si një nga problemet kryesore në skemën e trajnerit italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ibanez nuk duhej të ishte titullar. Kur ai doli nga fusha, loja e ekipit u përmirësua ndjeshëm. Është një futbollist shumë i mirë, por nuk është mbrojtës krahu. Ndeshja e tij e parë në repartin defensiv duhej të ishte në qendër të mbrojtjes”, shtoi Melo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-futbollisti i Kombëtares së Brazilit gjithashtu kritikoi paraqitjen e përgjithshme të Seleçaos, duke theksuar se ndryshimet e bëra gjatë takimit nuk sollën efektin e dëshiruar.

“Nuk më pëlqeu mënyra se si u paraqit Brazili. Më pas u përpoqën të bënin disa ndryshime, por fatkeqësisht kjo paraqitje nuk mund të mbrohet”, përfundoi Melo. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?