Ish-zv presidenti i Barcelonës: Neymar vjen te Barcelona këtë verë!
Ish-zv.presidenti i Barcelonës, Emili Rousaud është i bindur se Neymar gjatë verës do t’i bashkohet Messit në sulmin e skuadrës spanjolle.
“Mendoj se është e mundur që Neymar të kthehet te Barça gjatë verës. Nuk më duket aspak e pamundur. Situata e krijuar nga Koronavirusi? Kam një parandjenjë që pandemia do të çojë në deflacion, sa i përket çmimit të lojtarëve, gjë që është e mirë për blerësit, por e keqe për shitësit. Ne do të duhet të shohim se si do të ribalancohen të gjithë këta faktorë”.
Rinovimi i Pleshtit? Mendoj se Messi dhe Barcelona do të arrijnë një marrëveshje për rinovimin. Për të arritur një marrëveshje, të dyja palët duhet të bëjnë një lloj lëshimi. Personalisht, do të befasohesha nëse kjo histori e bukur nuk do të vazhdonte më gjatë”, tha Rousaud për “ESPN Deportes”
Rousaud u largua së fundmi nga Barcelona në mënyrë të diskutueshme, duke dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij.