Ishte pranë rikthimit, Cole Palmer dëmtohet në shtëpi
Chelsea merr një tjetër goditje të rëndësishme pasi Cole Palmer do të qëndrojë jashtë fushave pasi ka pësuar një dëmtim të pazakontë në gishtin e këmbës gjatë një incidenti shtëpiak. Sulmuesi anglez u lëndua pasi goditi gishtin e këmbës së majtë në një portë, duke detyruar klubin të shtyjë rikthimin e tij të shumëpritur.
Palmer ishte pranë rikthimit pas mungesës së gjatë që prej shtatorit për shkak të një dëmtimi në ijë, por trajneri Enzo Maresca konfirmoi se ai nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e ardhshme.
“Ai nuk është i disponueshëm për të shtunën, për Barcelonën dhe për Arsenal,” deklaroi trajneri italian.
Maresca shpjegoi se incidenti ndodhi vetëm dy ditë më parë dhe se, edhe pse dëmtimi nuk është serioz, rikuperimi kërkon kohë: “Fatkeqësisht pati një aksident në shtëpi. Nuk është asgjë e rëndësishme, por me siguri nuk do të kthehet as javën tjetër.”
Sa i përket afatit të saktë të rikthimit, trajneri mbetet i pasigurt: “Nuk e dimë ende. Dimë vetëm që nuk është i disponueshëm këtë javë dhe javën tjetër.”
KOHA JONË SONDAZH

