Ismajlgeci: Me grupin që kemi, mund të dalim në vendin e dytë!

Mbrojtësi i Tiranës, Marsel Ismailgeci foli sot në konferencën për shtyp nga grumbullimi me Shqipërinë U21, ku foli për objektivat e Shpresave kuqezi dhe të tijat personale. Ai tregoi emocionet e grumbullimit me skuadrën e parë të drejtuar nga Rela dhe tha se shpreson që këtë verë të mund të transferohet në një kampionat dhe ekip më të fortë në Europë.

Objektivat e skuadrës – Me grupin që kemi, janë edhe disa lojtarë të rinj që kanë ardhur dhe do të përshtaten me grupin dhe mendoj se do të dalim të dytët.

Grupi aktual – Grupi pak a shumë është i njëjtë, përveç disa lojtarëve që kamë ardhur të rinj dhe besoj se do bëjmë mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Andorra? – Që kur ka filluar grumbullimi, ne kemi qenë të gjithë të përqendruar dhe me një qëllim, që të shkojmë në Andorra dhe të marrim tre pikët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eksperienca tek ekipi A – Ka shërbyer, ka qenë një eksperiencë shumë e mirë atje dhe besoj që me stërvitjet dhe ritmin që kisha te Kombëtarja A, do vazhdoj edhe tek U-21.

Objektivat personalë – Synimi është për të lëvizur jashtë, për të gjetur një ekip sa më të mirë jashtë, por edhe nëse nuk ndodh një transferim, unë jam tek ekipi më i mirë në Shqipëri”, deklaroi Ismajlgeci.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?