Ismajli me skuadër të re në Seria A, nis vizitat mjekësore

Ardian Ismajli është shumë pranë transferimit te Torino. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili u largua nga Empoli më 30 qershor si lojtar i lirë, ka mbërritur paraditen e sotme në Institutin e Mjekësisë së Sportit pranë stadiumit “Olimpico Grande Torino” për të kryer vizitat mjekësore, përpara se të firmosë kontratën me klubin e ri.

Pas përfundimit të procedurave mjekësore, Ismajli do t’i bashkohet skuadrës granata nën urdhrat e trajnerit të ri, Marco Baroni. Ai pritet të jetë i pranishëm që nesër në qendrën stërvitore “Filadelfia”, kur Torino nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri.

Ish-mbrojtësi i Empolit, i lindur në vitin 1996, ka mbyllur një cikël katërvjeçar në “Castellani”, ku ka grumbulluar 106 ndeshje, 31 prej tyre vetëm në sezonin e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e mbrojtësit shqiptar, i cili tashmë është gati për një sfidë të re në Serie A me fanellën e Torinos. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Ismajli me skuadër të re në Seria A, nis vizitat mjekësore

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?