Ismjali drejt transferimit në Seria A, flet drejtuesi: E kanë kërkuar disa ekipe italiane!

Albania's defender Ardian Ismajli (L) vies for the ball with Iceland's midfielder Gylfi Sigurdsson (R) during the Euro 2020 Group H qualification football match between Albania and Iceland at the Elbasan Arena stadium in Elbasan on September 10, 2019. (Photo by Gent SHKULLAKU / AFP) (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP via Getty Images)

Në ditët e fundit është përfolur për një interesim të Hellas Veronës për mbrojtësin e Kombëtares sonë, Ardian Ismajli. Futbollisti që aktivizohet ne Hajduku i Splitit në Kroaci shihet si zëvendësuesi ideal i Rrahmanit, i cili do të largohet te Napoli në verë.

Në lidhje me këtë lëvizje mediat italiane kanë kontaktuar Sasa Bjelanovic, drejtor sportiv i Hajdukut në nga viti 2018 deri në 2019. Ai ka konfirmuar se për shqiptarin ka pasur disa oferta nga ekipet italiane.

“Është një futbollistë që mund të bëjë hapin cilësor në karrierë. Vjen nga 4 sezone te Hajduk, një ekip i rëndësishëm, i mësuar me përballimin e presionit. Luan në Kombëtaren shqiptare teksa në muajt e fundit është përmirësuar shumë. Ismajli është perfekt për ekipet që luajnë me tre mbrojtës.

Me Rrahmanin janë shumë të ngjashëm, me dallimin e vetëm se njëri luan me Kosovën e tjetri me Shqipërinë. Futbollistët shqiptarë dhe kosovarë kanë shumë uri për t’u përmirësuar. Më kanë telefonuar disa skuadra për të më kërkuar informacione për të.

Di që Verona e kërkon, por nuk e di se në cilën pikë janë kontaktet.  Më parë e kanë ndjekur edhe Lecce, Atalanta dhe Bologna, por mund të ketë edhe ndonjë ekip tjetër”, deklaroi Bjelanovic. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP