Itali-Spanjë, superdueli që përsëritet për herë të katër në 4 Europianët e fundit

Italia dhe Spanja do të përballen të martën për llogari të gjysmëfinales së kampionatit Europian. Statistikat dhe kuriozitet tregojnë se në tapetin e gjelbër të Ëembleyt-t do të zbresë një pjesë e mirë e historisë së futbollit në kontinentin e vjetër.

Dy kombëtaret janë ndeshur 36 herë mes tyre. 11 janë fitore të Italisë, 12 ndeshje janë mbyllur në favor të Spanjës, ndërsa 13 sfida janë ndarë në barazim. Në 14 përballjet e fundit, Italia ka fituar vetëm dy herë kundër Spanjës. Një miqësore 2-1 në 2011 dhe në 1/8 e Europianit të kaluar ku Italia fitoi 2-0 me golat e Chiellini-t dhe Pelle-s.

Italia dhe Spanja janë përballur tetë herë me njëra-tjetrën në Europian dhe Botëror, ndërsa kjo do të jetë e nënta. 8 sfidat e mëparshme janë ndarë në 4 fitore për Italinë dhe 4 për Spanjën, një prej tyre me penallti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?