Italia dhe Gjermania bëjnë “paqe” në super ndeshjen mes tyre (VIDEO)
Italia dhe Gjermania nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në super ndeshjen mes tyre në Ligën e Kombeve. Në minutat e para emocionet dhe rastet nuk munguan, por nuk do të kishte asnjë gol.
Të Kaltrit do të zhbllokonin rezultatin në minutën e 70-të, me Gnoto që shërbeu një asist fantastik për Pellegrinin, i cili e kishte të thjeshtë misionin për ta shtyrë në rrjetë topin.
Avantazhi do të zgjaste vetëm dy minuta, pasi “Pancerat” gjetën menjëherë barazimin me Kimmich, i cili përfitoi pas një rrëmuje ne zonë. Më pas rezultati nuk do të ndryshonte me dy kombëtaret e mëdha që do të merrnin pikët e para. /R.Lika-Koha Jonë/