FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Italia fiton edhe në Finlandë, Spanja mund me “poker” Ishujt Faroe (VIDEO)

Italia dhe Spanja vazhdojnë rrugëtimin perfekt në eliminatoret për “Euro 2020”, duke arritur 6 fitore në 6 ndeshje. Të kaltrit fituan më vështirësi 2-1 në transfertë ndaj Finlandës. Pas një pjese të parë të barabartë me disa tentativa të Sensit te Italia e Immobiles, fraksioni i dytë do të ishte më emocionues. Do të ishte sulmuesi i Lazios që do të zhbllokonte ndeshjen e 59-të.

 

Reagimi i finlandezëve nuk do të vononte, teksa në minutën e 72-të, Pukki fitoi një penallti pas një faulli të Sensit në zonë. Nga pika e bardhë sulmuesi golaedor do të realizonte duke i shënuar Italisë pas 42 vitesh. 7 minuta më pas edhe Italia fitoi një penallti për një prekje të topit me dorë. Jorginho u tregua i saktë nga 11 metra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanja fitoi me lehtësi 4-0 ndaj Ishujve Farove, me dy gola të shënuar nga Rodrigo Moreno në minutën e 13-të dhe të 50-të dhe dy të shënuar nga Paco Alcacer në fundin e ndeshjes. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama


Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?