Italia fiton super ndeshjen ndaj Anglisë, Hungaria shokon Gjermaninë
Mbrëmje e mbushur me emocione dhe surpriza në Ligën e Kombeve. Italia arriti një sukses shumë të rëndësishëm 1-0 në super ndeshjen ndaj Anglisë, të luajtur në mitikun “San Siro”.
Raspadori do të realizonte një super gol në minutën e 68-ë me një goditje shumë të bukur në hyrje të zonës, e cila do të shkonte në cepin e portës. Tre Luanët krijuan shumë pak për të merituar pikë në këtë sfidë.
Hungaria vijon surprizën grup, pasi mbrëmjen e sotme shokoi Gjermaninë, duke e mundur 1-0. Adam Slazai shënoi golin e vetëm në minutën e 17-të të sfidës, ndërkohë që pantera treguan se kanë ende shumë punë për të qenë gati për Kupën e Botës.
Në Grupin 3, Hungaria udhëheq me 10 pikë pas 5 ndeshjesh, e ndjekur nga Italia me 8, Gjermania me 6 pikë dhe Anglia qëndron në fund me vetëm 2 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/