Italia kërkon organizimin e Europianit në vitin 2028 ose 2032

Italia bën hapa të rëndësishme për të fituar të drejtat e organizimit të Euro 2032. Ditën e sotme, federata italiane ka paraqitur kandidaturën, ndërkohë që afati përfundimtar për të paraqitur dosjet është 12 prill 2023.

Nominimi i Federatave që do të presin UEFA EURO 2028 dhe UEFA EURO 2032 do të do të zhvillohet në vjeshtën e vitit 2023 dhe Italia do të konkurrojë për organizimin me Turqinë, për edicionet 2028 dhe 2032.

Shoqatat e Futbollit të Anglisë, Irlandës së Veriut, Republikës së Irlandës, Skocisë dhe Uellsit kanë dorëzuar dosje për organizimin e UEFA EURO 2028. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP