FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Italia pa kapitenin Chiellinin në duelin kundër Austrisë

Italia mbylli fazën e grupeve të Euro 2020 me një ecuri perfekte. Tri fitore kundër Turqisë, Zvicrës dhe Uellsit, 7 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar. Tashmë vëmendja e të kaltërve është përqendruar në fazën e 1/8-ave, ku do të përplasen me Austrinë, të shtunën në mbrëmje, në Londër.

Trajneri Roberto Mancini u mbështet te rotacioni kundër Uellsit, megjithatë, sipas të gjitha gjasave, do të duhet të heqë dorë nga kontributi i Giorgio Chiellinit.

Kapiteni i Juventusit pati një problem muskulor gjatë ndeshjes kundër Zvicrës dhe megjithëse e kërkoi shumë shpejt zëvendësimin, për të mos rrezikuar më shumë, nuk po mundet të riaftësohet në kohë për sfidën me Austrinë. Për këtë arsye, Mancini duhet t’i japë fanellën e titullarit Acerbit ose Bastonit kundër Austrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?