Italia zgjedh trajnerin e ri, mungon vetëm firma për ta zyrtarizuar
Roberto Mancini është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni Malagò, ka bërë të ditur gjatë mbledhjes së Këshillit Federal se po zhvillohen bisedime me Mancinin për rikthimin e tij në krye të skuadrës kombëtare.
“Po flas me Roberto Mancinin si trajnerin e ri të kombëtares, tani presim vetëm firmën”, mësohet të ketë deklaruar Malagò gjatë takimit.
Emërimi ende nuk është zyrtarizuar plotësisht, por sipas raportimeve në Itali bëhet fjalë vetëm për një çështje kohe deri në finalizimin e marrëveshjes. Rikthimi i Mancinit në stolin e Italisë do të shënonte një kapitull të ri pas largimit të tij nga drejtimi i “Axurrëve” në vitin 2023.
Vendimi vjen pas një periudhe të trazuar për futbollin italian, e cila u shoqërua me largimet e Paolo Maldinit dhe Leonardo nga pozicionet e tyre në “Club Italia”, pas dështimit përfundimtar të kandidaturës së Andrea Pirlos për postin e trajnerit të kombëtares.
Paralelisht me afrimin e Mancinit, pritet që së shpejti të zyrtarizohet edhe Claudio Ranieri në rolin e drejtorit teknik të përfaqësueses italiane. Dy emrat me shumë përvojë synojnë të rikthejnë stabilitetin dhe suksesin te kombëtarja pas disa viteve të vështira.
KOHA JONË SONDAZH

