Iu afrua golit në Champions League, Asllani: Këtë vit jam përmirësuar shumë, jam i lumtur!
Interi siguroi mbrëmë kualifikimin për në fazën e 16 më të mirave në Champions League, pas suksesit 1-0 ndaj Salzburgut. Lojtari i Kombëtares sonë, Kristjan Asllani u aktivizua në pjesën e dytë duke bërë një paraqitje shumë të mirë, madje ju afrua golit me një goditje të bukur nga distancaPas ndeshjes, 21-vjeçari u shpreh se është përmirësuar në shumë aspekte, kjo edhe falë ndihmës së shokëve në stërvitje.
“Këtë vit ndjej që jam përmirësuar në shumë aspekte, kjo është edhe një meritë e shokëve që më ndihmojnë shumë në stërvitje. Po rritem shumë. Jam i lumtur që u aktivizova dhe që fituam ndaj Salzburg. Ishte thelbësore, e dinim që ishte e komplikuar.
Por, tani jemi të kualifikuar dhe mund t’i presim me më shumë qetësi ndeshjet e radhës. U munduam të mos i lejonim hapësira Salzburgut sepse janë një skuadër e rrezikshme dhe që vrapon shumë. Ishim të zotët që me anë të përulësisë të merrnim rezultatin e duhur.
Tifozët? I falënderojmë sepse ata janë gjithmonë fantastikë. Nuk e di çfarë do të bënim nëse nuk do të ishin ata, duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të fitojmë ndeshjet edhe për ata”, u shpreh Asllani.

KOHA JONË SONDAZH

