Iu drejtua pankinës së Galatasaray me frazën “kërceni si majmunë”, vjen dënimi për Mourinhon

Jose Mourinho është dënuar me 4 ndeshje pezullim.Ky është vendimi i Federatës Turke të Futbollit pas polemikave të forta që shpërthyen pas derbit të Stambollit mes Fenerbahçes dhe Galatasaray.

Klubi kampion në fuqi e akuzoi “Special One” për racizëm, pasi ai iu drejtua pankinës së Galatasaray me frazën “kërcenin si majmunë”.

Trajneri portugez është pezulluar 2 dy ndeshje për këtë deklaratë të dyshuar si raciste, edhe 2 të tjera për fjalët e drejtuara ndaj gjyqtarit të katërt, të cilit i sugjeroi “të merrte shembull nga arbitri Vincic”, slloveni që ishte caktuar si kryesor për këtë sfidë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në konferencën për shtyp, Mourinho kishte deklaruar për kundërshtarin se “kërcenin si majmunë”, duke iu referuar një proteste të pankinës së Galatasaray në minutat e para të ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?