Ivan Balliu drejt fundit me Kombëtaren? Maran shpjegon situatën e mbrojtësit
E ardhmja e Ivan Balliut me fanellën e Kombëtares shqiptare duket gjithnjë e më e paqartë. Mbrojtësi i djathtë, një prej emrave me më shumë eksperiencë në grupin kuqezi, nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve miqësore të muajit qershor, ndërsa sinjalet tregojnë se aventura e tij me Shqipërinë mund të ketë ardhur drejt fundit.
Ndryshe nga pjesa më e madhe e lojtarëve veteranë që janë grumbulluar normalisht, Balliu ka zgjedhur të marrë kohë për të reflektuar mbi vazhdimësinë e tij në ekipin kombëtar. Në moshën 34-vjeçare, futbollisti po vlerëson nëse ka ende motivimin dhe hapësirën për të kontribuar me fanellën kuqezi.
Mbrojtësi, i cili së fundmi ishte i angazhuar me skuadrën e tij në finalen e Conference League, nuk ka pasur shpesh një rol qendror në përfaqësuese, çka duket se ka ndikuar edhe në dilemat për vijimin e karrierës ndërkombëtare.
Pjesë e Kombëtares shqiptare që prej vitit 2017, Balliu numëron 24 paraqitje, duke qenë për vite një alternativë e rëndësishme në repartin defensiv.
KOHA JONË SONDAZH

