Ivan Balliu: Nuk jam penduar që zgjodha Shqipërinë dhe jo Spanjën, duam të rikthimin në Europian
Ivan Balliu bëhet gati për një tjetër sfidë ndaj Spanjës. Mbrojtësi i djathtë, i cili po shkëlqen në La Liga, tani shpreson që më në fund të bëhet protagonist me kuqezinjtë, ashtu siç ëndërronte kur iu bashkua për herë të parë në vitin 2017.
Një mënyrë e veçantë për të filluar karrierën në përfaqësuese ku deri tani është aktivizuar me pikatore. Por ai nuk është penduar për atë zgjedhje që ka bërë, siç ka shpjeguar për katalanasen “Ara”.
“Nuk u mendova dy herë, ishte një mundësi shumë e mirë që të vazhdoja të rritesha si futbollist”, tha Balliu i cili kujtoi atë ndeshje të parë.
“Njihja më shumë lojtarë nga kombëtarja tjetër sesa të kombëtares time”, shpjegoi futbollisti i lindur dhe rritur në Spanjë, me të kaluarën në akademinë e Barcelonës.
“Ndeshja ndaj Spanjës do të na shërbejë për të parë në cilin moment jemi, po vijnë breza të mirë lojtarësh. Objektivi ynë është që të kthehemi pjesë e Europianit. Do të jetë një ndeshje e komplikuar. Do të mbajmë pak topin, por do të mundohemi të jemi të vendosur mirë në mbrojtje dhe të dalim në kundërsulm”, tha Balliu.