Ivan Perisic rikthehet në Kroaci, prezantohet te Hajduk Split

Ivan Perisic është bërë zyrtarisht përsëri një futbollist i Hajduk Split. Një kthim në shtëpi pas 18 vitesh për mesfushorin kroat, i cili ka dalë nga akademia e këtij klubi para se të niste rrugëtimin në Europë.

Perisic në fakt është i dëmtuar dhe i është nënshtruar disa muaj më parë një ndërhyrje kirurgjikale në ligamente, ndaj vështirë se do të kthehej në fushën e lojës në këtë edicion me klubin e Totenhem, por objektivi i tij është të jetë i gatshëm për Euro 2024.

Ai i kërkoi klubit anglez që ta lërë të largohet, meqë ishte në muajt e fundit të kontratës, në mënyrë që të kthehej te Hajduku që e pret krahëhapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atje pret te riaftësohet dhe shpreson që të luajë ndeshjet e fundit të sezonit me klubin kroat, për të gjetur formën sportive para sfidave në Europian. Totenhemi e ka huazuar falas futbollistin te Hajduk Split, i cili e ka prezantuar sot mesfushorin me fanellën me numrin 4.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?